Kur Kristian Panuci u ul ne stolin e kombetares ne konferencen e pare per shtyp ajo qe ra me shume ne sy ishte kembengulja e tij per te vene nje disipline te hekurt ne Kombetare edhe pse e merrte skuadren ne nje situate te mire nga trajneri paraardhes. Te gjitheve qe degjuan ato fjale ju beri pershtypje sepse Shqiperia prej kohesh nuk ishte me nje Kombetare me probleme disiplinore, aq me shume qe ne kete aspekt De Biazi ka lene nje trashegimi te forte.
Goditja e pare erdhi me Cikalleshin qe nuk u prezantua ne kohe ne grumbullimin e pare.
Panuci e mbylli mire fazen eliminatore duke ruajtur vendin e trete qe ishte dhe objektivi kryesor I ekipit por tani qe ka filluar te ndertoje kombetaren e tij gjerat nuk po funksonojne. Humbje me Norvegjine ne Elbasan dhe humbje me Kosoven 3-0 ne Zvicer.
Nje humbje qe duhet te na beje te harrojme sa me shpejt shprehjet “vellazerore”, “vellai madh”, “vellai vogel”.
Nuk ka me ndeshje te tilla, me Kosoven tani eshte nje derbi dhe kete e treguan mire lojtaret e Kosoves qe kishin kohe qe pergatisnin ndeshjen duke na kapur ne bafesi ne armen me te forte te Panucit, disiplinen. Trajneri I mori pergjegjsite vete edhe pse nuk I dha seriozitet ndeshjes por kuptoj se me Kosoven tashme do jete derbi per talentet por derbi dhe ne fushen e lojes.
Pas Kosoves trajneri e kanalizoi situaten vetem tek ceshtjet e motivimit por nuk eshte vetem kjo.
Ai po ben nje revolucion gjigand a thua se kerkon me ngulm te largoi hijen e De Biasit dhe te filloje gjithcka nga e pare.
Por ja qe kjo nuk ndodh sepse De Biasi vazhdon ti shfaqet, tani edhe ne stadium si nje hije dhe cdo humbje apo loje e dobet e Panucit I jep me shume vlera atij ne tribune.
Shqiperia nuk eshte me si ajo e disa viteve me pare. Panuci po ben “revolucion te madh” duke marre lojtare te panjohur dhe duke krijuar nje situate konfuze ne loje.
Sot jemi larg asaj qe na eshte premtuar, vendi I pare ne grupin e Nations Lige apo dhe kualifikimin ne Europian.
Ne fillim duhet te rigjejme kombetaren!
Glent Nallbani