Në stadiumin “Tivoli Neu” të Insbrukut, përfaqësuesja e Austrisë, në një ndeshje miqësore, të zhvilluar së fundmi, mundi 1-0 homologen e Rusisë. Por lajmi më i rëndësishëm lidhur me këtë ndeshje ishte se në stadium ishte i pranishëm vetë Zhoze Murinjo që, sikurse doli më vonë, kishte ardhur që të ndiqte lojën e një futbollisti të përfaqësueses austriake. Fjala është për futbollistin Marko Arnautoviç që luan me klubin anglez, Uest Hem, ndërkohë që ai, mëparë, ka luajtur edhe tek Interi, kur këtë të fundit e ka drejtuar “Speciali”.
Atëkohë, Uest Hemi e bleu këtë futbollist, duke paguar për të 25 milionë sterlina dhe tani nuk ka ndërmend që ta shesëatë pa siguruar një fitim të madh nga shitja e këtij lojtari mjaft të mirë. Kështu që ka shumë mundësi që ky futbollist që luan me përfaqësuesen e Austrisë, të përfundojë në “Old Trafford”.
Sfidanti.al