Ancelotti e mbyll me Real Madrid

Real Madrid tashmë po mendon për zëvendësuesin e Ancelottit dhe në focus është Roberto De Zerbi. Lajmi vjen direkt nga Spanja dhe, edhe nëse raportohet nga katalanasit e Sport dhe jo një nga gazetat tradicionalisht afër Blancos, tashmë po ngjall shumë interes. Trajneri italian është kontaktuar dhe tashmë kanë nisur negociatat për verën e ardhshme mes tij dhe drejtuesve madrilen.

Florentino Perez beson se De Zerbi tashmë është gati për një kapërcim të madh dhe, sërish sipas Sport, e vlerëson veçanërisht për guximin e tij në punën me lojtarë të rinj, të cilët sigurisht nuk mungojnë në skuadrën e Realit. Ndërkohë në Brazi, sipas lajmeve që vijnë,  Carlo Ancelotti tashmë ka nënshkruar kontratën me Federatën e Futbollit për t’u bërë trajner i Selecaos duke filluar nga viti 2024. Sipas UOL Esporte, trajneri tashmë ka përcaktuar gjithçka, pavarësisht se kontrata e tij me Real Madridin nuk skadon deri në qershor.

sfidanti.al