Benjamin Mendy padit Man City-n

Mbrojtësi francez Benjamin Mendy ka nisur një padi në drejtim të Manchester Cityt për shkak të pagave të papaguara. Mendy ka paraqitur një ankesë në Gjykatwn e Punësimit për shkak të moskryerjes së detyrimeve nga “Qytetarët”. Francezi u lirua nga akuzat individuale për përdhunim dhe tentativë përdhunimi në fillim të këtij viti. Një juri e la të lirë atë në janar duke e shfajësuar për gjashtë përdhunime të dyshuara dhe një tentativë për sulm seksual. Karriera futbollistike e Mendy kishte mbetur pezull për më shumë se dy vjet, pasi ai ishte akuzuar për sulm ndaj dy grave gjatë një feste në rezidencëm e tij në Cheshire. Pesë ditë pas shpalljes së pafajësisë, ai iu rikthye futbollit profesionist ku iu bashkua klubit francez Lorient, me të cilët debutoi në muajin shtator.

sfidanti.al