Asllani nuk e do Italinë në grup

Një barazim 0-0, larg pritshmërive të tifozërisë kuqezi por dhe vetë lojtarëve, por që ka dhuruar vendin e parë në grup. Një nga lojtarët më të spikatur të formacionit kuqezi, mesfushori Kristjan Asllani sigurisht që nuk është dhe aq i kënaqur me atë që u pa në fushën e lojës, por në fund ajo që vlen është arritja e objektivit.

“Kur një ekip luan me 5-4-1 është e vështirë. Të bën të humbasësh shumë topa, je në kërkim të zonave. Kam gabuar shumë topa, e di, por e rëndësishme është që morëm një pikë për vendin e parë dhe duhet të punojmë shumë. Kam bezdi që kemi barazuar në dy ndeshjet e fundit, sepse ne luajmë gjithmonë për të fituar, jam i lumtur që u kualifikuam. Italia në grup me ne? Jam i lumtur që u kualifikuan, por nuk e dua në grup. Kam vajtur 2 vjeç në Itali, kam shumë shokë që luajnë atje”.

sfidanti.al