Thiery Henry ka vetëm fjalë të mira për njeriun e momentit te Franca, Kylian Mbappe. Kur fjalët e ëmbla dalin nga goja e një legjende si Henry, vlerësimi merr peshë maksimale e ish-sulmuesi nuk kursehet aspak në lëvdata për lojtarin e PSG.
“Çfarë po bën ai është e pabesueshme. Problemi është se kur je kaq i mirë njerëzit të shohin vetëm kur gabon ose kur nuk je në ditën tënde më të mirë. Ne kemi pritshmëri të mëdha nga ai, por Mbappe nuk duhej të ishte kaq i mirë. Dulke lënë mënjanë shakatë, jam i lumtur që ai është francez. Sa larg mund të shkojë ai? 1000. Unë po e teproj, por sinqerisht, është Kylian ai që vendos”.