Është kapiteni dhe ndonëse i ka 32 vjet mbi supe sërish mbetet tepër i rëndësishëm. Amir Abrashit iu dha një kontratë e re nga klubi i tij, Grashopers i Zyrihut, dhe padyshim që ai e meritoi plotësisht. Rinovimi është për 18 muaj, pra futbollisti i kombëtares shqiptare do të jetë me fanelën e “Karkalecave” deri në qershor të 2024-ës. “Është një kënaqësi e madhe dhe një krenari e madhe për mua që më jepet kjo kontratë, – tha ai për faqen e klubit, – jam me fat që do të luajë edhe sezonin e ardhshëm me shokët e mi”.
Sfidanti.al