Arsenali e Man. Junajtidi vlejnë thuajse njësoj, por “djajtë e kuq” kanë kushtuar dyfish për t’u mbledhur!

Këtë e theksojnë mediat angleze që shkruajnë se trajneri Mikel Arteta është treguar “nikoqir” shumë më i mirë sesa holandezi i “Old Trafordit”. Në të vërtetë, nuk është edhe aq faji i Erik Ten Hagut që Arsenali ka kushtuar shumë më pak për t’u krijuar si skuadër sesa Mançester Junajtidi. “Deili Meili” shkruan se londinezët kanë kushtuar të paktën 50 për qind më lirë, ndonëse vlera e tyre është 789 milionë euro dhe ajo e Junajtidit arrin në 784 milionë! Ten Hagu ka marrë lojtarë vetëm nga vera e këtej, ndërsa Arteta diçka më shumë sesa ka kohë më të gjatë në stol.

Sfidanti.al