Granit Xhaka shpallet lojtari i vitit në Zvicër!

Granit Xhaka është shpallur Lojtari i Vitit në Zvicër. Mesfushori shqiptar me origjinë nga Kosova, e mori këtë vlerësim të lartë pas një sezoni të shkëlqyer që po zhvillon në Premier Ligën angleze me Arsenalin, dhe po ashtu për kontributin e madh në kombëtaren zvicerane. Futbollisti 30-vjeçar e mori çmimin e më të mirit në Mbrëmjen Gala që u zhvillua për herë të parë këtë vit në Bernë. Xhaka fitoi konkurrencën me dy lojtarë shumë të mirë si portieri Jan Zomer dhe mbrojtësi Akanxhi.

Kapiteni i Zvicrës udhëhoqi kombëtaren e vendit të tij në fazën finale të Kupës së Botës në Katar, ku u kalua faza e grupeve pas fitores 3-2 në ndeshjen e ashpër kundër Serbisë. Po ashtu, ai po ndihmon Arsenalin në Angli dhe këtë vit kanë shansin që të fitojnë titullin për herë të parë pas gati 20 viteve. Londinezët janë në vendin e parë të renditjes falë lojës dhe disa golave edhe të Xhakës.

Sfidanti.al