Alfonso Dejvisi ishte një nga arsyet që Bajerni mori Kanselon!

Në Mynih po shqetësohen sepse bavarezët sapo siguruan shërbimet e një lojtari shumë të mirë, por që ka natyrë shpërthyese dhe nuk e pëlqen aspak stolin. Konflikti me Pep Guardiolën tek Mançester Siti ishte shembulli më i mirë se çfarë mund të bëjë Zhoao Kanselo, mbrojtësi që provoi edhe Juventusin. Gjithsesi, drejtuesit e Bajernit duket se paskan vendosur ta marrin rrezikun në sy sepse kanë një arsye të fortë. Kjo arsye është rënia e formës së të shkëlqyerit Antonio Dejvis, njërit prej lojtarëve më të shpejtë në botë, dhe që ka qenë një “shtyllë” e ekipit që nga viti 2019. Pritet që konkurrenca me Kanselon ta ndihmojë mbrojtësin kanadez të krahut që të kthehet në nivelet e dikurshme.

Sfidanti.al