Transferimi i sulmuesit të Arsenalit, Aleksis Sançez, te Bajerni i Myninut duket se ka ngecur, sepse bisedimet mes kryesisë së klubit bavarez dhe agjentit të golashënuesit arsenalas nuk po japin rezultat. Megjithëseu njoftua se për numrin më të madh te detajeve ishte rënë dakord, sipas lajmeve më të fundit, të dyja palët janë ende larg gjetjes së një gjuhe tëpërbashkët, për shkak të kërkesave të Sançezit që, për krerët e Bajernit, nuk janë realiste. Gazeta gjermane “Bild” njoftoi, dje, se oferta prej 13 milionë eurosh për sezon që u bë nga Bajerni, u hodh poshtë menjëherë nga agjenti i Sançezit që kërkoi 20 milionë euro në vit, plus bonuset në varësi të trofeve që do të fitojë klubi bavarez. Një kërkesë e tillëështë e papranueshme për krerët e klubit gjigant gjerman, duke qenë se Sançezi kërkon një pagë më të lartë sesa ajo e sulmuesit më të mirëtë deritanishëm i Bajernit, Robert Levandovski, paga vjetore e të cilit është 18 milionë euro, plus katër, nëse fiton Ligën e Kampioneve dhe Bundesligën dhe që, sipas kryesisë së Bajernit, duhet të mbesë lojtari më i paguar i Bajernit, sepse prishja e kësaj “hierarkie” mund të ngjallë pakënaqësi te futbollisti polak, si edhe te lojtarët e tjerë që do ta kenë pagënvjetore dy herë më të vogël, nëse Sançezi transferohet te Bajerni.
Sfidanti.al