“Betejë” e fortë për “Këpucën e artë” shqiptare

Mbas përfundimit të sezonit të këtij viti, do të llogariten dhe do të përmblidhen të dhënat statistikore të futbollistëve shqiptarë që kanë kontribuar më tepër tek ekipet e tyre. Kështu, në garën për zotërimin e “Këpucës së artë” shqiptaremarrin pjesë, gjithsej, gjashtë lojtarë, nga të cilët tre janë shqiptarë nga Maqedonia. Listën e golashënuesve më të mirë shqiptarë, pa ndonjë konkurrencë serioze, e kryeson futbollisti i Shkëndjes së Tetovës, Besart Ibraimi, me 23 gola, 19 nga të cilët ai i ka shënuar në kampionatin maqedonas, gjatë këtij sezoni futbollistik. Mbas tij, vjen Besart Berisha i ekipit të Melburnit me 21 gola, kurse i treti është Ezgjan Alioski i Luganos. Ish-zotëruesi i “Këpucës së artë” Hamdi Salihi i Skënderbeut të Korcës ndodhet në vendin e 4-t me 16 gola, ndërsa, vjet, ai shënoi 24 gola.

Sfidanti.al