Mançester Junajtidi – në Shkup! Përse kështu legjenda?!

Mançester Junajtidi i lavdishëm, në gusht, do të vijë në Shkup. Ky është një nga epiloget e finales sëLigës së Evropës, të cilën ky klub i madh, sikurse dihet, e fitoi2-0, duke mundur, më 24 maj, në Stokholm, Ajaksin e Amsterdamit dhe duke siguruar, kështu, pjesëmarrjen në Superkupën evropiane që, këtë vit, do të zhvillohet në stadiumin “Filipi i Dytë” të Shkupit. Kështu që, një gjëështë e sigurt se, më 8 gusht, në Shkup, tifozët dhe simpatizantët e futbollit do të jenë dëshimtarë të një spektakli të vërtetë, të “përplasjes” së dy ekipeve gjigantë evropianë, pavarësisht, nëse kundërshtar i Junajtidit do të jetë Reali i Madridit ose Juventusi, dy ekipe të tjerë gjigantëqë do të luajnë në finalen e Ligës së Kampioneve, më 3 qershor, në Kardif të Uellsit. Sipas lajmeve më të fundit, ekipi i “djajve të kuq” do të marrë me qira hotelin më të mirë të Shkupit, “Aleksandar Palace”, kur të vijë në kryeqytetin e Maqedonisë. Po ashtu, sikurse edhe pritet, djemtë e Murinjos do të rrethohen në Shkup nga roja të shumta sigurie, ndërkohë që, bashkë me ata, do të vijnë edhe kuzhinierët personalë të klubit anglez.

Sfidanti.al