Gjendja është e tillë dhe trajneri bardhezi është shumë i ndërgjegjshëm. Vërtet nuk ka zbritje të Juventusit në Serinë B, siç ndodhi me “Kalçopolin”, por sidoqoftë, heqja e 15 pikëve në renditje ishte një “masakër”. Në prag të ndeshjes së radhës në Serinë A, atë ndaj Atalantës në Torino sot në 20:45, Masimiliano Alegri përpiqet të japë një mesazh qetësie. “Tani kemi 22 pikë, edhe pse do të ketë apeli, – thotë ai, – jemi 12 pikë pas zonës Champions dhe do të duhet të mbledhim sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Është momenti për t’u treguar njerëz të fortë”. Për veten e tij, Alegri thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga ekipi sidoqë që shkojë, dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do ta shkarkojnë.
Sfidanti.al