Thuhet se ylli i Anglisë është më shumë pranë Realit të Madridit, veçse ende gjërat nuk janë ndarë. Xhud Belingham pritet të jetë emri më i madh i “ankandit” verën e ardhshme dhe mes klubeve që e duan është edhe Liverpuli. Ish-kapiteni i të kuqve, që punoi edhe si trajner i Gllazgou Rejnxhërsit e Aston Vilës, deklaron se është i vendosur që ta ndihmojë ekipin e tij të dikurshëm. “Jam gati të udhëtoj vetë në Gjermani e ta bind Belinghamin që të mos shkojë tek Reali, por që të firmosë për Liverpulin, – thotë ai, – një lojtar i tillë anglez do t’i bënte punë ekipit tonë”.
Sfidanti.al