Historia është e tillë që 10 klube të elitës së futbollit anglez kanë punë me 8 kompani bastes që synojnë tregun aziatik, dhe që të gjitha këto janë të lidhura me një kompani të vetme të vendosur në Ishullin e Njeriut (Ishullin Man), dhe që ka lidhje që cilësohen “misterioze” me një njeri të mafies kineze (triad) që është dënuar në vendin e tij me 18 vjet burg për krim të organizuar dhe baste të paligjshme. Klubet janë Arsenali, Aston Vila, Totenhemi, Evertoni, Leisteri, Mançester Siti, Njukasëlli, Uolvesi dhe të tjerë.
Sfidanti.al