Alarm dëbore në Madrid, Reali detyrohet të braktisë stërvitjen

Nuk mund të bëhet sot stërvitje në Madrid. Kryeqyteti i Spanjës u godit nga një valë të ftohti jo aq shumë të zakonshëm për të, dhe kjo bëri që Reali të “ngrejë duart lart”. Klubi madrilen lajmëroi lojtarët e tij, po ashtu edhe gazetarët dhe publikun, dhe nuk do ta zhvillojë seancën stërvitore të parashikuar për në orën 17:00 në “Qytetin Sportiv” (Ciudad Deportivo) në Valdebebas.

Trajneri Zidan dhe drejtuesit e tjerë teknikë analizuan gjendjen dhe vendosën që dëbora që ka rënë në qendrën sportive është e një sasie të madhe. Reali do të kthehet në stërvitje nesër në orën 11:00, nëse kushtet meteorologjike do të jenë të përshtatshme në kryeqyetin e Spanjës.

Sfidanti.al