Harri Kejn është “Mister 100 gola”, synon rekordin e Shirerit

Asnjë lojtar nuk i ka arritur 100 golat në Premier Ligë më shpejt sesa Alan Shirer, por Harri Kejn mund të mendojë për ta mposhtur is-sulmuesin legjendat të Blekbërnit dhe Njukasëllit. Me rrjetën e shënuar në fund të kohës shtesë në “Anfild” ndaj Liverpulit (barazim 2-2), Kejn arriti pikërisht kuotën 100 dhe këtë në 141 ndeshje.

Shirer mbetet ende i paprekshëm në këtë rekord, me 124 takime që iu deshën deri në mbushjen e “shekullit”, por rekordi tjetër i golave mund të kërcënohet. Ish-ylli i Anglisë ka shënuar 260 gola gjithsej në formatin e ri të kampionatit anglez, që nisi në 1992, por Kejn mund ta kalojë këtë barrierë, nëse nuk do të ketë dëmtime të rëndësishme.

Kejn la pas Kun Agueron që ishte lojtari më i shpejtë në 100 gola pas Shirerit. Sulmuesi i Mançester Sitit ia kishte dalë në 147 takime. Aguero ka 139 gola deri tani në Premier, ndërsa Uejn Runi është në vendin e dytë me 208, por Kejn mund të mos jetë shumë gjatë në këtë garë.

Nëse kapiteni i Anglisë braktis Totenhemin dhe Premier Ligën për të luajtur në Spanjë, atëherë rekordi i Shirerit me siguri do të rezistojë derisa të dalë ndonjë “Kejn” apo “Shirer” tjetër.

Sfidanti.al