Filadelfia Igëlls shkruan emrin në librin e artë të NFL duke fituar për herë të parë finalen e Super Bowl. Skuadra e Igëlls mundi në finale New England 41-33 në një ndeshje që shpesh përkufizohej si Davidi kundër Golias. Patriots ishte dukshëm favoritja për të fituar duke parë dominimin që ka pasur kjo skuadër në këto 18 vjet në kampionatin më të ndjekur në SHBA.
Sfida e US Bank Stadium në Mineapolis ishte edhe përballja legjendës Tom Bredi dhe Nik Fols që përjetoi eksperiencën e tij të parë në një finale Super Bowl, për më tepër që vinte si lojtar zëvendësues pasi mori vendin e Karson Uents të dëmtuar. Debutuesi e fitoi përballjen me kuotërbekun më të mirë të të gjitha kohërave duke u shpallur edhe MVP e sfidës.
Filadelfia e shfaqi që në fillim ambicien e saj për të fituar sfidën dhe në pushimin e saj shkoi me avantazhin 22-12. Nik Fols ishte në një ditë të shkëlqyer madje në këto dy perioda arriti të shënojë edhe një touchdown. Por Nju Ingland është Nju Ingland dhe tregoi se di të kthejë situata në favorin e saj, mjafton të mendosh finalen e vjetshme me Atlantën. Por këtë radhë sipërmarrja e Patriots nuk pati një fund të lumtur. Skuadra nga Bostoni edhe pse në fillimin e periodës së katërt mori kryesimin në 33-32, por që nuk e mbajti dot pasi në momentin më të mirë të saj, Igëlls përmbysi gjithcka dhe rimori kryesimin në rezultat në 38-33 për ta cuar më pas atë në 41-33 pas një field Goal.
sfidanti.al