I humburi më i madh i finales së Super Bowl të zhvilluar në mbrëmjen e së dielës është pikërisht Tom Brady. Kuotërbekun e Nju Ingland, fitues i cmimit MVP i sezonit në NFL, vijon mallkimin e këtij çmimi. Që nga viti 1999, lojtari që vlerësohet si më i miri i sezonit në kampionatin e futbollit amerikan, dështon në finalen e Super Bowl. Këtë vit i takoi pikërisht Bredit të përjetonte këtë mallkim edhe pse në prag të sfidës u duk se kjo tabu do të thyhej më në fund.
Lojtari i fundit i NFL fitoi si Cmimin MVP ashtu dhe finalen e Super Bowl ishte Kurt Uorner me skuadrën e Sën Luis Rems. Por hidhërimet për Tom Bredin nuk mbyllet këtu. 40 vjecari vuan edhe mallkimin e videogame Madden. Të qenit imazh i kësaj loje virtuale sjell fatin e keq dhe Bredi e përjetoi në lëkurën e tij duke humbur finalen e Super Bowl pas një gabimi të bërë në aksionin vendimtar të skuadrës në castet e fundit të sfidës.
sfidanti.al