Duket se lojtari i krahut nga Kanadaja do të ndërrojë fanelën shpejt. Nuk dihet nëse do të ndodhë që nga sezoni i ardhshëm, por Alfonso Dejvisi po mendon seriozisht të largohet nga Bajerni. Këtë e thotë agjenti i tij, Nedal Huoseh, në një mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. “Unë kam folur me klube të tjerë, – shprehet ai, – për Bajernin kemi respektin maksimal, por Reali ka 14 Champions, është një emër i madh, një markë e madhe. Natyrisht, deri tani nuk ka ndodhur asgjë konkrete”.
Sfidanti.al