Boksierja australiane del në peshim me … gjoksin jashtë!

Le ta themi me fjalët e bukura shqipe, sepse mund të shprehet edhe ndryshe si “toples”. Boksierja nga Australia, Çerneka Xhonson, është paraqitur pikërisht kështu, me gjoksin zbuluar, në ceremoninë e peshimit për ndeshjen ndaj rivales së saj, Eli Skotni. Ceremonia u zhvillua në stadiumin “Uembli” të Londrës, ku do të zhvillohet edhe dyluftimi për peshën deri në 55 kg në federatën IBF. Kampionia e botës tërhoqi vëmendjen pasi nuk mbajti një veshje sportive për raste të tilla, por ishte e zhveshur dhe me një pikturim të trupit.

Sfidanti.al