Blutë e Londrës jo më kot janë kampionë të Europës, dhe jo më kot kanë një histori të nivelit shumë të lartë në dy dekadat e fundit. Dy tituj në Champions, dy në Ligën e Europës, “klientë” të përhershëm në Champions, dhe pesë herë kampionë të Anglisë në 17 vitet e fundit janë një vitrinë që do t’i pëlqente çdo lojtari. Me gjasë i pëlqen edhe Erling Halandit, dhe përderisa Çelsi ka para nga triumfet, dhe nga vetë Abramoviçi, miliarderi rus ka vendosur ta provojë. Gati 195 milionë euro është gati të paguajë Çelsi për Dortmundin (170 milionë paundë stërlina), ndonëse pjesë e marrëveshjes mund të jetë Tami Abraham që do ta ulte disi shpenzimin. Nuk dihet se çfarë mendon Halandi, por në futboll shpesh është “më i shkathti më i shpejti”, dhe trajneri Tuhel ka jo pak fuqi bindëse.
Sfidanti.al