Gjermania përshëndet “centurionin” Nojer me 7 “batare”

Kurrë ndonjë portier i “teutonëve” nuk kishte arritur kaq shumë ndeshje me ekipin përfaqësues. Gjermania ka pasur Tilkovskin, Majerin, Shumaherin, Kahnin, Këpken dhe plot të tjerë, por vetëm Manuel Nojer mbërriti në 100 ndeshje me fanelën e bardhë me katër yjet të qepur mbi stemë. Shokët e tij e përshëndetën në ditën e shënuar duke shënuar 7 gola në fitoren 7-1 ndaj Letonisë, në testin e fundit përpara Europianit. Joakim Lëvi bëhet gati për turneun e tij të fundit të madh, ndërsa Tomas Myler është kthyer në “vathë”. Robin Gosens, Ilkai Gyndogan, Tomas Myler, Serg Gnabri, Timo Verner dhe Leroi Sane ishin autorët e golave. Gjermania ka shumë talent, por pritet nëse do të jetë si tradicionalisht një skuadër në Europian.

Sfidanti.al