Lionel Mesi duhej mbajtur, po ashtu duheshin marrë Kun Aguero, Erik Garsia dhe Emerson, ndërsa shpresohet të vijë Memfis Depai. Barcelona gjithsesi, më shumë se kaq, duhet të mendojë për të larguar futbollistë që të ulë faturën e rrogave që besohet se është ende më e larta në botë. Sipas mediave spanjolle presidenti Laporta ka menduar (bashkë me stafin teknik) që të zvogëlojë numrat në skuadër. Të shenjuar për të ikur janë Sergi Roberto, Zhunior Firpo, Samuel Ymtiti, Klement Lengle ose Zhordi Alba. Ndoshta nuk do të ikin të gjithë, por nëse ndodh, katalanasit do të zbrisnin nga borderoja e rrogave plot 35 milionë euro.
Sfidanti.al