Trajneri italian nuk do të kishte pranuar detyrën nëse nuk do t’i ishin dhënë fondet që ai i cilëson të nevojshme për të forcuar skuadrën. Totenhemi pret një “revolucion” nga Antonio Konte, por edhe shpenzime të mëdha që do të ishin të krahasueshme me ato të Çelsit apo Mançester Sitit. Mediat shkruajnë se ish-trajneri i Interit ka si objektiv 6 blerje, të cilat në total do të kushtonin 280 milionë euro. Flitet për lojtarë si Frenk Kesi, Dushan Vlahoviç, Federiko Kieza, Matijs De Ligt, Romanjoli, De Vraj apo Brozoviç. Për Konten, prioriteti numër 1 është forcimi i mbrojtjes, ku Davidson Sançez dhe Kristian Romero kanë qenë në nivel të ulët. Trajneri pritet të ketë skemën e tij të preferuar 3-5-2 që mund të shkojë në 4-3-1-2 dhe shpresohet që ky të jetë fillimi i një epoke të re për Totenhemin.
Sfidanti.al