Rio Ferdinand: Liverpuli ishte skuadër e vërtetë, jo si Man. Junajtidi

Ish-mbrojtësi i qendrës i Mançester Junajtidit, sot një analist, nuk ka dyshime. Për Rio Ferdinandin, ish-ekipi i tij nuk krahasohet aspak me Liverpulin, siç e treguan edhe ndeshjet e fundit në Champions. “Po flasim për një skuadër që është në zotërim të çdo situate në të cilën ndodhen, – tha Ferdinandi, – fitorja ndaj Atletikos së Madridit ishte mjaft komode. Në të kundërt, Junajtidi ishte i çoroditur ndërsa kërkonte një barazim ndaj Atalantës”. Ish-ylli i Liverpulit, Majkëll Ouen, mendon se “Liverpuli është favorit për të fituar Championsin dhe vetëm Çelsi t Man. Siti mund ta ndalin (harron Bajernin)”. Ish-sulmuesi Dajon Dablin thekson se “Liverpuli di si t’i luajë ndeshje të tilla, ka një bosht shumë të fortë dhe me shumë përvojë si Fabinjo, Henderson apo Salah”.

Sfidanti.al