NBA: Golden Stejti vazhdon “të fluturojë”, nuk ka vetëm Kërrin

Kapiteni i dëmtuar, Klej Tompson mezi pret të kthehet në fushë në një skuadër si kjo, dhe ishte i zënë me mesazhe në rrjetet sociale pas fitores së fundit. Golden Stejti mundi Sharlotën 114-92, duke dominuar e duke treguar se është sezoni i duhur për t’u kthyer në elitën e NBA-së. Nuk ishte mbrëmja e Stefën Kërrit, por gjithsesi ishin shokët e tij që e përballuan presionin bashkë me yllin kryesor. Nëse Stef shënoi 15 pikë dhe gaboi në gjuajtje si dhe shtoi 8 topa në tabela e 9 asistë, Xhordan Pul pati 31 pikë, Drejmond Grin shtoi vetëm 5 pikë, por 10 topa në tabela e 8 asistë, ndërsa Geri Pejton realizoi 14 pikë. Demion Li shtoi edhe 15 pikë të tjera nga stoli. Golden Stejti kryeson në Perëndim me 6 fitore e 1 humbje, po aq sa Juta Xhazi, me të njëjtin nivel si Majemi që është skuadra më e mirë në Lindje.

Sfidanti.al