Zaniolo, ish e dashura është shtatzënë: Do të marr përgjegjësitë e mia

Nicolo Zaniolo po përjeton një moment ndryshimesh të mëdha në jetën private. Dashuria e re me modelen dhe aktoren Madalina Ghenea nuk është e vetmja risi në jetën e tij. Në fakt mesfushori i Romës do të bëhet baba; ish e dashura e tij Sara është në pritje të një fëmije.

‘Edhe pse nuk jam më i dashuri i saj, do të marr përgjegjësitë e mia si baba-tha futbollisti-historia ime me Sarën përfundoi prej kohësh. Sic është normale për moshën tonë, duke jetuar së bashku kuptuam se nuk shkonim më mirë. Ëndërruam nganjëherë që të kishim një familje së bashku, nuk e mohoj. Por më pas gjërat shkuan ndryshe dhe kur ajo më foli për shtatzëninë e saj u tregova i ndershëm teksa i thashë se nuk isha i gatshëm për një impenjim të tillë, sidomos sepse nuk shkonim më mirë, por ajo vendosi që të vijojë, një zgjedhje që e respektoj. Me këtë shpresoj që të mbyllen të gjitha zërat për jetën time private dhe të flitet sërish për mua vetëm si futbollist. Për qetësinë e të gjithëve’.

Sfidanti.al