Juventus, Khedira zgjedh Premier League: Do të ishte qershia mbi tortë

Aventurës së Sami Khedires me fanelën e Juventusit është drejt fundit. Mesfushori gjerman, që nuk është në planet e Andrea Pirlos, e tha qartë gjatë një interviste për ‘The Athletic’, 6 muaj përpara përfundimit të kontratës së tij me Zonjën e Vjetër.

‘Jam kompetitiv, dua të luaj, kjo situatë nuk është e zakonshme për mua-tha Khedira-marr pjesë në stërvitjet e skuadrës, përpiqem që të ruaj përqendrimin dhe energjitë. Por në fundjavë mungon gjëja më e rëndësishmë; dua të luaj. Ja se përse po përpiqem të ndryshoj situatën ose të lë Torinon për të bërë atë që më pëlqen më shumë; të luaj futboll’

Ditën e mërkurë, Khedira udhëtoi drejt Anglisë me lejen e Juventusit për të gjetur një rrugëdalje për këtë situatë që ka mbetur pezull prej muajsh, pas 5 vitesh suksese. Në verë drejtuesit e Juventusit nuk mundën ta largonin dhe në janar do të bëhen përpjekjet e radhës, ndoshta me një kalim të lojtarit në Premier League

‘Premier League mungon në koleksionin tim-shtoi Khedira-të luaj në Angli do të jetë qershia mbi tortë-loja është më pak e ndërprere, ka më shumë kundërsulme, por është dicka që më pëlqen. Kam bërë sesione ekstra me trajnerë fitnessi për të qenë gati për ritmet më të larta të Premier League’.

Sfidanti.al