Wanda Nara eshte në Argjentinë per 10 dite. Qëllimi i udhëtimit ishte që të qëndronte me familjen e saj të cilën ajo nuk e shikonte prej kohësh për shkak të pandemisë coronavirus. Motra e saj Zaira përpara pak kohësh lindi një fëmijë dhe ajo nuk e kishte takuar ende. Ashtu sic tregon ajo vetë, udhëtimi ishte një dhuratë surprizë nga bashkëshorti i saj Mauro Icardi.
‘Është hera e parë që i lë të gjithë fëmijët e mi dhe mendova se kjo nuk do të më ngrinte moralin-tregon Wanda Nara-por ja ku jam. E vërteta është se 2020 ishte një vit i vështirë për të gjithë padyshim, jo vetëm për mua. E përballova mirë, por në javët e fundit isha e trishtuar, me moral të ulët dhe Mauro u habit pak, sepse unë nuk jam kurrë kështu. I thashë se më kishte marrë malli shumë për familjen time sidomos për Zaira dhe ndihesha keq që nuk e kisha parë ende vogëlushin Viggo. Një ditë u ktheva në shtëpi dhe më tha:’Të kam blerë një biletë oër në Argjentinë. Është një dhuratë paraprake për ditëlindje, që është në 10 dhjetor, pjesën tjetër do të ta jap kur të kthehesh’
Pjesa më e mirë e dhuratës?
‘Të qëndroj vetëm me 5 fëmijët-vijon rrëfimi i Wandas-po e qartësoj; Mauro kujdeset për ta sa unë dhe është super I organizuar, nuk është se unë kam nevojë t’i coj ata në shkollë, t’i shoqëroj në stërvitje apo t’u përgatis për të ngrënë. Jemi një cift që merremi në mënyrë të barabartë me edukimin dhe administrimin e fëmijëve. Kur je dy vetë, gjithcka është më e thjeshtë dhe tani do t’i duhet të kalojë 10 ditë vetëm me ta.I kërkoi një mikut të tij që fëmijët e mi i thërrasin ‘xhaxha’ që të vijë në shtëpinë tonë dhe të dy do të merren së bashku’
Kritikat për kirurgji estetike.
‘Nuk e di. Është gjithcka kaq e cuditshme-tha Wanda Nara-Kanë kaluar 11 vjet që kur nisa të kem fëmijë dhe të gjithë e dinë se për të kryer një ndërhyrje të kirurgjisë estetike janë të nbevojshme shumë kura, gjë që është e pamundur kur ke shumë fëmijë e për më tepër fëmijë të vegjël. Një ditë postova foto të miat kur isha në moshën e Francescas dhe aty mund të vësh re që kisha të njëjtën hundë që kam tani. Por dua të sqaroj; nuk jam kundër kirurgjisë estetike. Nëse nesër shoh se jam plot me rrudha dhe dua të bëj një lifting, do të shkoj ta bëj. Ku është problemi në të dashurit së qeni i bukur? Nuk është ajo që duan të gjithë?
Përsa i përket photoshopit, Wanda Nara tha:
‘Ky është një obsesion i disa personave. Photoshop është një instrument që të gjithë e kemi në dorë; nuk është një objekt luksi i paarritshëm. Nëse ke dëshirë teë modifikosh një foto që të dukesh pak më mirë…Cfarë ka që nuk shkon? Është gjë një krim?’. `
Sfidanti.al