Udinese-Atalanta, sfidë e javës së 10 të Serisë A italiane shtyhet për në një datë tjetër. Reshjet e dendura të shiut në Friuli e bënë të pamundur zhvillimin e sfidës në Dacia Arena. vendimi për shtyrjen e kësaj sfide u mor nga arbitri la Penna pasi e testoi 3 herë dfushën e lojës në stadiumin e Friulit së bashku me kapitenët e të dyja skuadrave, Rodrigo De Paul dhe Toloi.
në një moment të parë, arbitri i ndeshjes e spostoi fillimin e sfidës me gjysmë ore për të vlerësuar më mirë situatën dhe pas 15 minutave të tjera sfida u shty përfundimisht. Tani mbetet të kuptohet se kur do të jetë e mundur që të luhet kjo ndeshje duke parë edhe kalendarin e ngjeshur të javëve të ardhshme. Një mundësi në këtë pikë mund të jetë mesi i muajit janar kur mund të gjendet një hapësirë në data për zhvillimin e sfidës.
sfidanti.al