Skandal në Brazil, Neymar dhe Vinicius kaluan një natë të nxehtë

Dy netë më parë, kombëtarja e Brazilit barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Venezuelës dhe lejoi Argjentinën të ngjitet në vendin e parë në grupin eleminatir të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Shkaku i formës së dobët? Dyshohet se arsyeja për këtë është se yjet kryesorë të kësaj skuadre të drejtuar nga Neymar Jr, Richarlison dhe Vinicius Junior kanë kaluar natën në një hotel së bashku me tre femra të njohura të rrjeteve sociale.

Këtë lajm e sjell gazetari brazilian Matheus Baldi, i cili në profilin e tij në Instagram ka bërë të ditur ngjarjen. Bëhet fjalë për Rebeca Ribeiro, Leticia Sogiro dhe Rita Lopes të cilat dyshohet se kanë festuar deri në mëngjes me treshen e Al Hilal, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur. Njëra prej tyre ka folur për këto akuza, ajo është Rebeca Ribeiro. Përmes mediave braziliane ajo kërcënoi me padi ata që publikuan akuzat për natën e kaluar me lojtarët. Dy vajzat e tjera ende nuk i kanë mohuar këto akuza, por as nuk i kanë konfirmuar. Portali portugez O Jogo pretendon se në WhatsApp po qarkullon një video e njërit prej tyre duke dalë nga hoteli i kombëtares në orët e para të mëngjesit.

sfidanti.al