Të shtunën FSHF nisi një fushatë intensive për të afruar sa më shumë tifozë në stadium për ndeshjen me Bullgarinë dhe këtë thirrje e bën pasi la rrugëve dhe injoroi tifozët e vlrtetë në ndeshjen më të rëndësishme të 2 apo 3 dekadave të fundit. Pasi mbushi shkallët me VIP-a Instagrami, modele pasarelash, ekranesh, politikanë, oligarkë dhe njerëz pranë pushtetit për të bërë qokat e radhës e për t’i pasur krah edhe në ditë të vështira, lojtarët e Kombëtares po shfaqen në një fushatë intensive pasi sipas FSHF-së, tifozët e vërtetë duken që janë të tillë edhe në miqësore.
Kjo është e vërtetë por vlen vetëm në rastet kur ata, tifozët me zemër e shpirt kuqezi nuk i shkel e snobon në ndeshje si ajo me Cekinë që të sjell në kujtesë madje edhe precedentin e Elbasanit me Serbinë ku shkallët flisnin vetëm me heshtjen e varrit sikur VIP-at e pushtetit të ishin mbledhur për të varrosur Kombëtaren. Shqipëria ka nevojë që tifozët e vërtetë të mos nëpërkëmben nga tifozët e kartonit dhe vetëm atëherë FSHF mund të ketë moralin të kërkojë oshëtimën e shqiptarëve të vërtetë edhe në miqësore si ajo e së martës.
Sfidanti.al