Super-derbi në volejboll, triumfon Tirana

Derbi Partizani – Tirana ishte në qendër të vëmendjes të rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar, kjo si në volejboll për femra, ashtu dhe për meshkuj. Dy ndeshje që janë luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, të cilat kanë qenë një luftë e vërtetë. Për femra ka fituar Tirana 3-2. Seti i parë ishte për Tiranën 25-21. Kundërpërgjigjet Partizani me dy sete njëherazi, 25-22 dhe 25-21. I katërti për Tiranën, 25-23, që merr dhe setin final, 15-11.

Tjetër melodi duel i meshkujve. Partizani është një samba e vërtetë me Almeida Kardozo, Soares Souza dhe Da Silva Gregori. 25-20, 25-8 dhe 30-28 dhe 3-0.

sfidanti.al