Në garën e Çmimit të madh të Indonezisë në Moto GP, Pecco Bagnaia rezultoi me fat pasi fitoi dhe rikuperoi terren ndaj rivalit spanjoll, Jorge Martin i cili edhe pse po kryesonte bindshëm, u rrëzua në mesin e garës duke i lënë rrugë të lirë kampionit të botës. Bagnaia përfitoi nga gabimi i Martin që kishte në dorë garën dhe mund ta zgjeronte edhe më shumë diferencën e 7 pikëve me italianin por kjo ndalesë u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme për të pasi momentalisht gjendet në -18.
Gara nisi me dominimin e spanjollit që mori menjëherë kryesimin duke krijzar një diferencë më të madhe se 3 sekonda me vendin e dytë të Vinales ndërsa Bagnaia u ngjit në të tretin dhe në tentativë për të arritur vendin e dytë, mësoi lajmin e rrëzimit të Martin dhe rikuperoi terren duke u ngjitur në vendin e parë për të mbyllur një garë perfekte pas parakalimit të Vinales.
sfidanti.al