Ndërkohë që biletat kanë dalë në shitje dhe kryeqyteti po përgatitete për një feste tjetër sportive në datën 19 tetor, Partizani nuk po përjeton një moment pozitiv. Skuadra që do të drejtohet përkohësisht nga Arbër Abilaliaj vuan nga mungesat e shumta dhe në krye nuk është një emër si Zoran Zekic që mund të vendosë pikat mbi “i” në një situatë të tillë. Kështu, në krag të derbit me Tiranën, plot 6 lojtarë janë në dyshim për sfidën. Da Silva, Mba dhe Hadroj që janë titullarë fiks, vijojnë të jenë në rrezik për derbin dhe koha nuk premton shumë, ndërkohë, Sembene dhe Preka janë mungesa të sigurta. Shkodranit iu desh të linte grumbullimin me Shpresat dhe u kthye për rikuperim. As Grezda nuk është në 100%.
sfidanti.al