Topi i Artë 2023, “do ta fitojë Lionel Messi”

Ceremonia e ndarjes së çmimit më të madh individual, Topi i Artë, do të mbahet më 30 tetor në Paris dhe Lionel Messi shihet si favorit absolut për ta fituar, të tetin në karrierën e tij.

Ndonëse nuk luan më futboll në nivelin më të lartë pas largimit për në Major League Soccer (MLS), Messi do të fitojë Topin e Artë për vitin 2023, nëse i referohemi një postimi të publikuar nga miku i tij i familjes Alessandro Dossetti. “Është zyrtare. Leo fiton Topin e Artë në 2023. Topi i Artë i tetë duhet të jetë i fundit i tij. Atij iu tha sot”, ka shkruar Dossetti. Nëse njoftimi i tij rezulton i vërtetë, argjentinasi do ta çojë në 3 diferencën me Cristiano Ronaldon.

sfidanti.al