Ronaldo Nazario da Lima është ‘fenomen’ edhe si president. Ish sulmuesi brazilian i Interit e Realit të Madridit, aktualisht aksioneri kryesor io Vajadolidit në Ligën Spanjolle u kishte premtuar futbollistëve dhe stafit teknik të skuadrës së tij pushime falas nëse ia dilnin të siguronin mbijetesën në kategorinë më të lartë të futbollit në vendin iberik.
U tha, u bë. Skuadra e Vajadolidit arriti që të sigurojë qëndrimin në La Liga me 41 pikë të grumbulluara dhe Ronaldo e mbajti premtimin e tij dhe u dhuroi të gjithëve një ditë pushimi futbollistëve në Ibiza dhe Formentera.
sfidanti.al