Është vetëm 22 vjec, por notarja Meilutyte tërhiqet nga garat

Ruta Meilutyte deklaron tërheqjen nga aktivitetet sportive edhe pse është vetëm 22 vjec. Notarja lituaenze, kampione olimpike në Londër 2012 në 100 m bretkosë kur ishte 15 vjec dhe kampione e botës në 2013 dhe e Evropës në 2016 e bëri të ditur vendimin e saj përfundimtar këtë të mërkurë.

Meilutyte ka pranuar se në vitin 2018 vuante nga depresioni ndërkohë që ishte vënë nën hetim pasi nuk kishte kryer 3 kontrolle antidoping duke rrezikuar pezullim nga garat e notit për 1 ose 2 vjet, dënim që do ta linte atë jashtë Lojërave Olimpike të Tokios

‘Jam gati që të nis një kapitull të ri në jetën time, falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim-komunikoi lituanezja-dua të rinis studimet dhe të jetoj gjërat e thjeshta, të rritem, të njoh më mirë veten dhe botën’.
Ruta Meilutyte ishte vetëm 15 vjec kur fitoi medaljen e artë në 100 m bretkosë në Lojërat Olimpike të Londrës në 2012, ndërsa në moshën 17 vjecare u bë e para dhe e vetmja notare femër që fitoi medalje të artë në të gjithë kampionatet zyrtare në kategorinë senior e Junior në të njëjtin stil gare

Që nga viti 2018, lituanezja nuk mori pjesë në asnjë kompeticion zyrtar dhe në palmaresin e saj ajo ka 31 medalje, shumica e të cilave i ka fituar në garën e stilit bretkosë. në karrierën e saj ajo ka thyer 3 rekorde botërore dhe 8 evropiane

sfidanti.al