Megjithëse duket si e pabesueshme, pretendohet se Pep Guardiola është marrë vesh me Juventusit që ai të ulet në stolin e drejtimit të klubit “badhezi” në vend të Masimo Alegrit, me të cilin tanimëështë ndërprerë bashkëpunimi. Po ashtu, thuhet se madje kontrata e trajnerit spanjoll do të ketë një kohëzgjatje katërvjeçare.
Informacionin e mësipërm e publikoi në Twitter Federiko Xhenareli, gazetar i radios së lartpërmendur, duke e bërë të mbaruar këtë punë.
Guardiola, sikurse dihet, fitoi një kurrorë të trefishtë me Mançester Sitin në Angli dhe duket se mbas Spanjës me Barcelonën,Gjermanisë me Bajernin e Mynihut dhe Anglisë me Mançester Sitin, ai është gati për sfida të reja që ofron Seria A dhe drejtimi i Juventusit.
Juve e ndërpreu bashkëpunimin me Alegrin që fitoi Skudeton, por dështori në Ligën e Kampioneve që ishte edhe objektivi kryesor i klubit juventin. Si kandidat kryesor deri tani përmendej Mauricio Sari i Çelsit, por duket se vendi i “timonierit” të “bardhezinjve” do t’i takojë Guardiolës, të paktën kështu pretendon radioja e mësipërme.
Sfidanti.al