Ronaldo e Georgina; paguajnë kurën një fëmije të sëmurë me kancer

Cristiano Ronaldo e Georgina Rodriguez iu përgjigjën apelit të një nëne të dëshpëruar në kërkim të ndihmës për të bërë të mundur që djali i saj Tomas, 7 vjec  t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve për të mposhtur neuroblastomën, një tumor që e ka origjinën nga qelizat e sistemit nervor simpatik. Fenomeni i Juventusit dhe e fejuara e tij, sic tregon motra e kësaj të fundit, Ivana i dhuruan familjes të gjithë shifrën e nevojshme

‘Tomas është tashmë në udhëtim drejt Barcelonës për të kryer disa teste dhe për të nisur kurën kundër kancerit në spitalin Vall d’Hebron-postonte në Instagram, Ivana Rodriguez-faleminderit Georgina e Cristiano për ndihmën, solidaritetin dhe zemrën tuaj të madhe. Faleminderit pafund qe ndihmuat Tomas që të marrë kurën’

Vogëlushi që në 2019 u diagnostikua me sëmundjen e keqe,pa që t’i rishfaqej në tetorin e viti të kaluar. Prindërit që nuk kanë mjaftueshëm financat për të kryer shpenzimet për kurën e të birit lëshuan një mesazh apeli të dëshpëruar duke kërkuar ndihmë. Kërkuan me cdo mënyrë që të gjenin nëpërmjet solidaritetit, paratë e nevojshme për të paguar kurën e të birit. Por përgjigjja e Cristiano Ronaldos zgjidhi cdo problem për vogëlushin.

Sfidanti.al