Dikush i mungon këtij Mançester Siti, Aguero kthehet në stërvitje!

Do të kishte qenë një kënaqësi e merituar nëse do të kishte në fushë në “Anfild”. Sergio “Kun” Aguero nuk e pati shansin që të ishte protagonist në fitoren historike të Mançester Sitit ndaj Liverpulit, por gjithsesi nuk është larg kthimit. Mediat angleze raportojnë se sulmuesi i shquar argjentinas është rikthyer në stërvitje pasi kaloi problemet me koronavirusin në janar, dhe me dëmtimet më herët. Futbollisti 32-vjeçar ka luajtur vetëm 141 minuta këtë sezon, por Pep Guardiolës do t’i duhet edhe në Premier, por edhe në Champions ku Siti pritet të ketë konkurrencë të fortë. Ai ka shënuar vetëm 2 gola, por gjithsesi është rekordmeni i golave për klubin në të gjitha kohët.

Sfidanti.al