Mbape është “mbreti i sprintit”, Injaki Uilliams e Obamejang e ndjekin!

E provoi me golin e shënuar në fushën e Marsejës se shpejtësia është arma e tij më e fortë. Kilian Mbape u llogarit se përshkroi thuajse gjithë fushën në vetëm 11 sekonda duke dhënë shpejtësinë mbi 36 km në orë, shpejtësi me të cilën ai cilësohet si sprintieri më i madh i futbollit botëror. Me vrapimin tepër të shpejtë të së dielës, sulmuesi 21-vjeçar shënoi golin e parë të Paris SG në fitoren 2-0 në Derbin e Francës në stadiumin “Velodrom”. Në renditjen e lojtarëve më të shpejtë të botës, francezi lë pas Injaki Uilliamsin e Atletikut të Bilbaos që ka vrapuar në 35.7 km në orë, e pas tyre është Obamejang i Arsenalit me 35.5. Pasojnë Belarabi, Kajl Uolker, Leroi Sane, Mohamed Salah, Kingsli Koman të gjithë me 35 km në orë e lart.

Sfidanti.al