PSG, grabitet apartamenti i trajnerit Unai Emeri

Trajneri i Paris Sën Zhermen, Unai Emeri ‘surprizohet’ kur mbërrin në shtëpinë e tij pas ndeshjes së skuadrës së tij në fushën e Strasburgut. Apartamenti i teknikut spanjoll ishte vënë në shënjestrën e grabitësve të cilëtr kishin mundur të vjedhin rreth 20 mijë Euro. Për më tepër ishin prekur edhe disa dokumenta të cilat përmbanin informacione për pagën e teknikut, shpërblimet,objektivat e merkatos dhe disa fanela të Nejmar.

Sipas portalit francez ‘Le Point’, mes objekteve te grabitura  ishin edhe nje orë Rolex me vlerë 7000 Euro dhe 2 çanta të markës ‘chanel’ të bashkëshortes së Emery, e cila ishte dhe ajo që zbulpoi për grabitjen e bërë. Apartamenti i Emery është në katin e 7 të një ndërtese dhe nuk është e pajisur me derë të blinduar , ndërkohë që ka kamera sigurie të cilat janë në duart e hetuesve

Sfidanti.al