Australian Open: Hjuit rikthehet pas tërhqjes

Lejton Hjuit rikthehet në fushat e tenisit, 18 muaj pasi deklaroi tërheqjen nga sporti. 36 vjecari, ish numri 1 i botës do të jetë i pranishëm në Australian Open, turneun e parë Grand Slam të vitit me Hjuit që do të jetë në lojën dyshe me bashkëkombasin e tij Sam Groth me këtë të fundit që do të varë raketat  në gozdë pikërisht në përfundim të evenimentit

‘Jam i sigurt se do të argëtohemi-tha Hjuit-jemi stërvitur shumë. Nuk do të jemi vetëm për numër’.

Në 21 janar të 2016, Hjuit u eliminua në raundin e dytë të Australian Open nda David Ferrer dhe publiku në fushën Rod Laver Arena i rezervoi një nderim vërtet prekës aq sa Hjuit u lotua. Lejton Hjuit, tenisti më i ri nr.1 në historinë e tenisit dhe fitues i US Open 2001 dhe Wimbledon 2002 kishte vendosur që të linte përfundimisht sportin, por përpara disa muajsh ai nuk mundi dot të refuzonte ftesën për të’u bërë pjesë e Australisë në sfidën e Kupës Davis ndaj SHBA ku u aktivizua në lojën dyshe ne Xhon Pirs. Më pas ai u bë kapiteni i kësaj skuadre duke e drejtuar deri në gjysmëfinale ku Australia humbi ndaj Belgjikës.

Sfidanti.al