Video Assistant Referee zbarkon edhe në Francë. Këshilli Administrativ i Ligës Franceze të Futbollit miratoi përdorimin e këtij sistemi në Ligë 1. Sipas të përditshmes ‘L’Equipe’, vendimi për të përdorur përfundimisht VAR u mor pasi u pa që testet ekryera të këtij sezoni rezultuan të suksesshme me LFP që dha OK e saj sipas protokollit të FIFA për përdorimin e këtij sistemi duke nisur nga sezoni 2018/2019
Pas Italisë, gjermanisë, Portugalisë, australisë e Spanjës edhe Franca i thotë po VAR. Është y një revolucion që po përhapet me shpejtësi të madhe duke i përfshirë të gjithë kampionatet më të rëndësishëm e më të ndjekur në botë, përvec premier Ligë ku ende nuk është marrë një vendim për aplikimin e moviolës në fushë apo jo.
Sfidanti.al