Zërat e merkatos kishinfilluar të shqetësosnin tifozët e interit. Në median spanjolle e jo vetëm kishin nisur të qarkullonin lajme për një largim të mundshëm të Mauro Ikardit në drejtim të Realit të Madridit edhe pse sulmuesi argjentinas i garanton ata vazhdimisht për qëndrimin e tij në Milano.
Madje është arritur deri aty sa flitej për gatishmërinë e madrilenëve për të paguar klauzolën e kontratës së futbollistit në merkaton e muajit janar vetëm për ta sjellë atë në Bernabeu, dicka që është e pamundur të bëhet pasi klauzola e Ikardit në muajin janar bëhet e pavlefshme dhe e vetmja mënyrë për ta marr ëmbetet gjetja e një akordi me drejtuesit e Interit. Por këta të fundi as e marrin parasysh një opsion të tillë.
Ai që i vë kapakun kësaj historie të paktën për merkaton e janarit është pikërisht Zinedin Zidan.
‘Nuk dua sulmues të rinj në skuadër në muajin janar dhe nuk kam ndërmend t’ua bëj një kërkesë të tillë drejtuesve të Realit -tha Zidan-Benzema është rikthyer dhe është në një gjendje të mirë. Për merkaton e verës të shohim e bëjmë’
Sfidanti.al