Xherard Deulofeu,emri që i shtohet listës së merkatos së Interit

Xherard Deulofeu është emri i ri i merkatos së Interit. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘tuttosport’ sipas së cilës, sulmuesi spanjoll nuk është i kqnauqr te barcelona ka nisur të kërkojë një skuadër që do të jetë në gjendje që t’i krijojë me shumë hapësira në mënyrë të ai të aktivizohet më shumë e të mos humbasë vendin në përfaqësuesen spanjolle duke qenë se edhe botërori po afron.

Deulofeu është një futbollist i cili ka vëmendjen maksimale të interit. Kjo edhe për faktin se zikaltrit që duantë respektojnë edhe kushtet e diktuasra nga Fair Play financias, është në kërkim të futbollistëve që mund t’i marrë në formë huazimi. Për më tepër në krah, interit i duhet edhe një alternativë tjetër i Perishic e Kandrevës dhe Deulofeu është i duhuri. Për momentin ende drejtuesit e klubit zikaltër ende nuk kanë hyrënë kontakte me ata të Barcelonës, ndërkohë që për 23 vjecarin ka shfaqur interesin edhe Napoli.

Por Deulofeu nuk është i vetmi futbollist në shënjestrën e Interit. Zikaltrit po ndjekin me vëmendje edhe talentin e Atalantës, Alesandro Bastoni që në fakt është në pronësi të zikaltërve por që është dhënë me huazim te bergamaskët, ndërkohë që po përmendet edhe emri i Ramires që luan në Supër Ligën Kineze. Historitë nuk mbyllen këtu për Interin merkatoja e të cilit do të jetë i vetëfinancuar dhe për këtë arsye drejtuesit e Interit do të tentojnë edhe njëherë largimin e Zhoao Marios dhe një opsion është të hyjënë bisedime me Mançester Junajtid për një shkëmbim të mundshëm mes tij e Mkitarian. Një alternativë tjetqër është përdorimii kartonit të tij në bisedimet me PSG për të arritur te Pastore që vashdon të jetë në krye të listës së dëshirave të Spaletit

Një tjetër emër që po[ërmendet është ai i Amato Çiçiretit dhe nëkëtë rast ajo që e përmend është ‘La gazzetta Dello Sport’. Çiçireti 23 vjeçar është në përfundim të kontratës me BeneventondheInteri mund të tentojë të bëjë një lëvizje si ajo me Peskarën e Sampdorian për Kaprari. Me pak fjalë të nënshkruajë me Çiçiretin me shpresn që në të ardhmen të përfitojë më shumë nga shitja e mundshme e tij.

Sfidanti.al