Polemika në Argjentinë: Dybala ka tradhëtuar Orianën

Lidhja e Paulo Dybalës dhe Oriana Sabatinit është në krizë? Është e cuditshme ta thuash kur sheh postimet romantike të ciftit në rrjetet sociale, e megjithatë në Argjentinë askush nuk ka dyshime; sulmuesi I Juventusit ka tradhëtuar këngëtaren që këto ditë do të nxjerrë këngën e saj të re ‘Tuyyo’

Sipas disa portaleve të specializuara në kronikat rozë, 27 vjecari është kapur mat në shoqërinë e një femre tjetër në një darkë në Bayside, një diskotekë e famshme në Buenos Aires. Fansart e ciftit shpërthyen në internet duke treguar anekdoda të ndryshme në lidhje me këtë tradhëti të supozuar të Dybalës ndaj Oriana Sabatinit duke marrë anën e artistes.

Deri tani cifti nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë histori, që në Argjentinë ka filluar të bëjë shumë zhurmë. Por duke parë dashurinë e madhe që cifti shfaq në rrjetet sociale, është e vështirë të besosh se cifti është në krizë, por atëherë a ka shpjegim tjetër?

Sfidanti.al